Sunday 14 July 2019

FAZA E GAZIT E GJITHËSISË

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Kurdish, Turkish

Para se të kalojmë në shprehjen e këtij ajeti të mrekullueshëm sëpari të tregojmë disa pika në lidhje me përkthimin e këtij ajeti. Në fillim të ajetit fjala “mandej” në gjuhën arabe është fjala “thumme”. Kjo fjale me që ka kuptimin “mandej”mund të ket edhe kuptimin ”në anën tjetër” si që edhe kuptimet ”më vonë” ose “pastaj”. Këtë ajet e kemi përkthzer kështu me që menduam se rrjedhja e ajetit më shumë përshtatet me kuptimet “mandej” edhe ”në anën tjetër”. Ndërsa fjala tym ose mjegullinë që e kemi përkthyer në ajet në gjuhen araështë fjala “ ”. Duhan-i në përgjithësi përbëhet prej grimcave të vogla që rrinë pak e shumë stabil në ajr dhe që janë në formë të gaztë. Prej këtij ajeti kuptohet se Gjithësia ka kaluar prej një faze të formës së gaztë dhe se si rezultat I dëshirës së All-llahut pas kësaj faze Gjithasia dhe toka kanë kaluar në një faze tjetër në një mënyrë që ta marrin formën e sotshme.

Ne e dimë se Toka jonë, Dielli dhe yjet nuk janë formuar pas Plasjës së Madhe (Big Bangit). Gjithësia ishte mjegull në formë gazi para se të formohet ndonjë yll. Substanca kryesore e kësaj mjegulle të gaztë ishte Hidrogjeni. Substance që ishte më së shumti present pas Hidrogjenit ishte Heliumi. Në këtë mjegull të gaztë formimi I  nguhtësive dhe intensivitetit mundësojnë formimin e yjeve dhe planetëve. Bota jonë e sotshme, Dielli dhe yjet që I shohim në mbrëmje ishin një nënbashkësi të kësaj mjegulle të gaztë. Zbulimi I këtyrëve në historinë e shkencës është rezultat I disa shpikjeve të në pas njëshme, vëzhgimeve dhe punimeve laboratorike. Pejgamberi Muahmmed që në një anë është abuzuar me fjalë, në anën tjetër ka qenë në rrezik të mbytet me shpata dhe në të njejtën kohë që ka shpjeguar se duhet ti besohet All-llahut pa I bërë shok atij, as dituria e gjithë njerëzve të kohës së tij dhe as vëzhgimet e tij personal nuk do të ishin të mjaftueshme të tregojnë se Gjithësia më parë ka qenë në formë gazi. Tashmë edhe pretendimi I vet Pejgamberit Muhammed ishte se nuk flet nga vetvetiu por se I përcjell fjalët e krijuesit tl Gjithësisë.

Këto janë disa rrëfimet e panjohura (pr ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra të jeshh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.

Sureja Hud 49

GAZRAT QË FLUTUROJNË NJË DITË DO TË SHËNDRROHEN NË MANJOLIA

E shofim se mrekullitë shkencore të Kur’anit nuk janë të treguar me qëllimin që të ndodhë ndonjë mrekulli dhe një ditë të vërtetohet ajo që e thotë Kur’ani. Po, gjithë këto mrekulli vërtetojnë se Kur’ani është dërguar prej All-llahut dhe asnjë libër nuk mund ti konkuron Kur’anit. Në të njëjtën kohë ajetet që bëjnë mrekullitë japin edhe dituri të rëndësishme dhe tërheq vëmendjen në hollësitë e krijimtarisë të jashtëzakonshme të All-llahut. Asnjë ajet Kur’anor nuk jep lajme si “një ditë Bushi do të bëhet një president Amerikan dhe I biri I tij…”. Në periudhen kur ka zbritur Kur’ani të jep një lajm në mënyrë të mrekullueshme që nuk mund të dihet nuk është pike e vetme më e rëndësishme. Në të njëjtën kohë edhe vet kjo fjalë njerëzve u jep dituri të rëndësishme. Nëse marrim për shembull këtë ajet (Fussilet 11) shpjegimi I Kur’anit para 1400 viteve se Gjithësia më pare ka qenë në formë gazi është një mrekulli. Por në një mjedis që me një plasje një materie e formon Gjithësinë, mos qenja e Gjithësia nën pushtim të formës së gaztë, në kornizë të ligjeve që ka future All-llahu në brendinë e materies formimi I yjeve, planetëve, njerëzve, manjolive prej këtij gazi është një mrekulli e krijimtarisë së All-llahut. Dmth edhe ta mendojmë mrekullinë e zbritjës së këtyre ajetëve në krahasim me nivelin e diturisë së asaj kohe edhe mos ti anashkalojmë kuptimet në shprehjen e këtyre ajeteve.

LIGJET QË DREJTOHEN NË MËNYRË TË MREKULLUESHME

formimi i yjeve me shtrydhjen e mjegullave të gaztë na tregon se me sa hollësi drejtohen ligjet e krijimtarisë. Në sajë të fuqisë gravitacionale formohet tkurrje në mjegullën e gaztë, krijohen yjet. Fuqia gravitacionale drejtohet në atë mënyrë sa që formohen yjet por fuqia gravitacionale nuk e vazhdon deri në fund që mos të shëndroj yllin në gropë të zezë. Çka është ajo që fuqinë gravitacionale e lëviz në këtë mënyrë të përmbajtur? Kjo matje, kjo baraspeshë a nuk  tregon hapatzi një Krijues të vetdijshëm? Ligjet e krijuara në Gjithësinë janë të krijuara në mënyrë që të lejojnë edhe formimin e yjeve. Kështu që qëllimet e Krijuesit në krijimin e vete do të dalin në shesh. Fuqia e gravitetit nuk është një një gjë racionale dhe e vetëdijshme që të jet shkaktare për gjithë këto formime të mrekullueshme. Vallë çfarë shëmtie, çfarë mbeturinë e çfarë kaosi do të ndodhte Krijuesi të mos kish krijuar fuqinë gravitacionale po të ishin përpiqur yjet, planetët, hëna të lidhen me zinxhire të trasha dhe të mundohen të mbahen në vend? Sa mire e ka zgjidhur punen Krijuesi me krijimin e ligjit të gravitacionit. Isaac Newton (1642-1724) I cili gravitacionin e shihte si ligj i vendosur në Gjithësinë nga ana e Zotit është personi I pare që ka zbuluar fuqinë e gravitacionit. Por as ai si dhe as shumë fizikan të tjerë nuk kanë ditur se Gjithësia në fillim ka kaluar një fazë në formë të gaztë. As para Kur’anit as 1000 vjet pas Kur’anit…

Pas Newtonit janë hedhur në shesh mendimet se Dielli është formuar si rezultat i tkurrjes së mjegullës në formë të gaztë. Për shembull në librin e tij “Shpjegim i Sistemeve të Botës” eshtypur në vitin 1796 ka paraqitur se Dielli ësht[ formuar si rezultat I tkurrjës së mjegullave të gazta nëpërmjet gravitacionit dhe se Toka është shkëputur nga Dielli. Më vonë fizikani anglez Clerk Maxwell me qasje matematikore e kundërshtoi faktin se Toka është shkëputur nga Dielli. Në vitin 1943 Weizsockeri, pastaj Ter-Haari, Chandiosekhori dhe Kuiperi zhvilluan teori. Edhe Mount Wilson dhe Palamari me vëzgimet e bëra me teleskop janë përfshirë në këtë diskutim (në Kur’an nuk ka shpjegim për Tokën se a është e shkëputur nga Dielli apo jo).  Ka patur konflikte rreth qështjës së shkëputjës së Tokës nga Dielli por nuk ka patur asnjë konflikt për faktin se Gjithësia më parëka qenë në formë gazi. All-llahu edhe Diellin që na ngroh, edhe oqeanet e kaltërt, edhe notat muzikore, edhe shijen e ushqimeve ka krijuar nga mjegulla e gaztë që janë ndarë nga njëra tjetra me një shpejtësi të madhe.

Kush do merr mesim nga kjo (nga Kur’ani).

Leave a Comment