Thursday 22 August 2019

Errësira dhe Valët Nëndetare

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë. En-Nur 40.

Në shekullin e 17 së pari herë filluan përpjekjet nëndetare. Në vitin 1620 nga ana e Cornelis Drebber mjeti i tij ishte i pari që mori rrugën nëndetare. Pas kësaj marina nënujore shumë u zhvillua sa që në vitin 1954 vazhdojë deri në nuklearin nënujorë. Në dit të sodit, me zhvillimin e marinës nënujore, mundë të mësojmë jetën nën det, pozita gjeografike nëndetare, thellësitë e deteve. Përvetësimi i gjitha këtyre njohurive u bë e mundur me mjete industriale të shpikura në shekullin e fundit. Pa përdorimin e kësaj teknologjie, nuk është e mundur të notohet 50 metra nën det dhe të fitojë njohuri të këtij niveli.
Kur zbritet 200 metra në thellësi të detit arrihet në një mes të errët. Po kur thellohet në nivelin prej 1000 metrash do të ishte e vërtet nëse thuhej vendi më i errët në Botë. Forma e shprehjes në ajet është e pranishme në mes 200 metrash nën det “derisa ai i cili nxjerrë dorën nuk do ta shohë as dorën e vetë”. Me të vërtet në detet dhe oqeanet e pafund, struktura e poshtme është errësirë e plotë. Derisa edhe në pjesën e sipërme të detit kur drita është më e fuqishme, prapë se prapë 200 metra në thellësi është errësirë e plotë.
Në periudhën kur shpallej Kurani, nuk ekzistonte një njohuri shkencore apo vrojtuese në lidhje me errësirën e plotë në shtresën e fundit të deteve. Kurani sikur shumë të vërteta që sqaron pa satelit, që ne i kemi kuptuar me ndihmën e mjeteve satelitore, njëjtë është rasti nën det me mjete nënujore dhe të ngjashme kuptohen shumë të vërteta, Kurani këtë e sqaron pa mjete, pa material dhe pa u thellua në të. Kurani sqaron hollësisht hapësirën mes Kozmosit deri tek thellësia e detit, në çdo hapësirë e ka qëlluar, aspak nuk është mashtrua dhe vërteton se është shpallur nga ana e Allahut.

EDHE NËNDETE KA VALË

Nëse shikojmë me sy të thjeshtë mbi det shohim valë, supozojmë se në pjesën e poshtme është uji i qetë. Për këtë shkak shprehjen e ajetit “valët mbi valë” në fillim mundë mos ta kuptojmë. Në thellësinë e deteve dendësia është më e madhe, nga pjesa e sipërme. Për shkak të ndryshimit të dendësisë sikur të ishte një shtresë e brendshme nga e cila përfitohen valët e brendshme. Këto valë lëvizin sikur valët në sipërfaqe. Zbulimi i këtyre valëve u bë në vitin 1900. Këto valë të formuluara në brendësin e detit me të vërtet shprehin strukturën e formuluar si te shprehja Kuranore “valët mbi valë” . Derisa në pjesën e poshtme të Deteve ekziston errësira e plotë, valët në brendësin e kësaj errësire dhe mbi këtë vinë një mbi një valët në sipërfaqe.
Ajetin që shqyrtuam, tërheqë vëmendjen nga errësira e poshtme e detit, deri në lëvizjen e dritës në sipërfaqe. Rrezatimi që vjen nga dielli ndeshet me mjegullat dhe thyhet, këtu humbën një pjesë e dritës. Drita që vinë në sipërfaqen e detit, duke u thelluar ndahet sikur ndahet drita nga spekturumi. Në shtresën e parë mbanë pjesën e verdhë të dritës, në shtresën e dytë mbanë dritën e gjelbër të dritës, kjo kështu vazhdon, në fazën e shtatë nuk ngelë as pjesa e kaltër e dritës. Kështu që drita duke u thelluar në thellësinë e detit krejtësisht humbet. Duke u zvogëlua me mjegullat, duke u thye me valët, duke u asgjësuar në shtresat e detit drita, nuk mundë të ndriçon errësirën e thellësisë së detit. Në këtë pjesë të detit edhe peshqit nuk shohin. Vetëm peshqit që ngërthejnë dritë mundë të shohin.
Në ajetin që shqyrtuam Allahu bën një ngjasim dhe në këtë ngjasim përshkruan errësirën e detit, me valët e një pas njëshme. Të gjitha këto shqyrtime janë shembujt që Allahu në Kuran i ka dhënë në formë të zgjedhur dhe krijuesi Allahu ju tregon injorantëve se di gjithçka.
Thuaj: “Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshirues”. El-Furkan 6.

Leave a Comment