Saturday 22 July 2017

DITA

This post is also available in: English, German, Kurdish, Turkish

Fjala “dita” (jevm) në Kuran në njëjës përmendet 365 herë. Numrin 365 nuk duhet ta kuptojmë vetëm si numër i ditëve kalendarikë. Numri 365 është numër i cili në të njëjtën kohë, paraqet lidhje astronomike në mes Tokës dhe Diellit. Toka kur e kryen një rrotullim të plotë rreth Diellit, ajo 365 herë rrotullohet rreth boshtit të vet. Pra, derisa Toka rrotullohet një herë rreth Diellit, në Tokë kalojnë 365 ditë. Me rëndësi është edhe ajo se përdorimi i fjalës “dita” në njëjës thuhet 365 herë, për shkak se ashtu siç thamë, gjatë një rrotullimi të Tokës rreth Diellit kalojnë 365 ditë. Sipas jush, a është rastësi ajo se kjo fjalë në Kuran përmendet pikërisht 365 herë e jo për shembull, 200, 300 ose 400, 500 ose më shumë herë? Me të vërtetë përmendja e fjalës “dita” (jevm) është shembull i fenomeneve kuranore të cilat lehtë kuptohen, por vështirë të falsifikohen. Madje vetëm ky shembull tregon se në Kuran ekziston një rregullim i vetëdijshëm matematikor. Dimensionet e fenomenit matematikor të Kuranit më mirë do të kuptohen kur të analizohen edhe 50 shembuj të tjerë në këtë pjesë të librit, pastaj edhe pjesa që flet për fenomenin e numrit 19.

Fjala Numri i përmendjes në Kuran
Dita 365
Sa ditë kalojnë derisa Toka rrotullohet një herë rreth Diellit? 365

Leave a Comment