Sunday 16 February 2020

DËMI DHE DOBIA

This post is also available in: English, German, Turkish

Fjala “darr” që do të thotë dëm dhe fjala tjetër që është e kundërta e saj “nef” që do të thotë dobi, në Kuran në këtë formë përmenden në numër të njëjtë: të dyja nga 9 herë. Është interesant se duke i përmendur kuptimet krejtësisht të kundërta ndërmjet veti, tetë prej këtyre nëntë përsëritjeve gjenden në suret e njëjta dhe në ajetet e njëjta. Është me rëndësi, nga aspekti i fenomenit matematikor, ajo se të gjitha nëntë përsëritjet nuk janë të përbashkëta. Në rast se janë dy përsëritje në ajetet e njëjta, atëherë do të mund të vërtetohet se këto dy fjalë formojnë simetri, për shkak se gjithmonë përmenden bashkë. Kështu pra, tetë përsëritje të përbashkëta të këtyre fjalëve e shprehin lidhjen e tyre, ndërsa nga një përsëritje e ndarë tregojnë fenomenin matematikor. Këto fjalë në ajetet në vijim përsëriten bashkë: El-Maide, 76; El-Araf, 188; Junus, 49; Er-Ra’d, 16; Ta Ha, 89; Furkan, 3; Sebe, 42 dhe El-Fet’h, 11. Përveç këtyre tetë përsëritjeve të përbashkëta, fjala “dëm” (darr) përmendet ndarazi një herë në ajetin 21 të sures Xhinn, ndërsa fjala “dobi” (nef) në ajetin e 11 të sures En-Nisa. Ajeti në vijim është shembull i përmendjes së përbashkët të këtyre fjalëve:
“Thuaju (o Muhamed): “Si mundet vallë, që ju adhuroni në vend të Allahut, atë që nuk është në gjendje t’ju sjellë as dëm e as dobi, ndërkohë që Allahu dëgjon dhe di çdo gjë?!” (El-Maide, 76)
Fjala Numri i përmendjes në Kuran
Dëmi (darr) 9
Dobia (nef) 9

Leave a Comment