Monday 20 February 2017

ATA QË NUK BESOJNË SE GJITHËSISË DO T’I VIJË FUNDI

This post is also available in: English, German, Arabic, Bosnian, Turkish

“Jobesimtarët thonë: “Nuk do të na vijë Ora (e Kiametit)”! Thuaju: “Po, për Zotin tim! Me siguri që ajo do t’ju vijë”! Ai i di të gjitha të fshehtat. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë grimë as në qiej, as në Tokë e nuk ka asgjë më të vogël apo më të madhe se ajo, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë.” (Sebe, 3)
“Nëse pas fatkeqësisë, Ne i japim atij që të shijojë nga mirësitë Tona, ai me siguri, do të thotë: “Këtë e meritoj! Unë nuk besoj se do të vijë Ora (e Kiametit), por, edhe nëse kthehem te Zoti im, sigurisht që Ai do të më japë shpërblimin më të mirë.” Në të vërtetë, Ne do t’i njoftojmë mohuesit për atë që kanë bërë dhe do t’i bëjmë të shijojnë një dënim të ashpër.” (Fusilet, 50)
Në tre kapitujt e parë të librit, folëm për atë se si është krijuar gjithësia. Në këtë dhe në dy kapitujt në vijim do t’i analizojmë thëniet e Kuranit për fundin e gjithësisë. Ne pohojmë se në tërë historinë e njerëzimit nuk mund të gjendet libër tjetër, burim tjetër sikurse që është Kurani, në të cilin përveç tjerash në mënyrë të detajuar dhe absolutisht të drejtë flitet për fillimin dhe fundin e gjithësisë.
Kërkoni të gjitha burimet në botë nga periudha para zbulimit të fakteve shkencore lidhur me këtë çështje. Do të dalë në shesh njëshmëria e Kuranit sikur për çështje të tjera, ashtu edhe për këtë çështje. Aq më shumë, nuk ka burim i cili në të njëjtën kohë tregon edhe për fillimin, por edhe për fundin e gjithësisë, mirëpo nuk ka burim në të cilin asnjë prej atyre ngjarjeve shpjegohet më mirë se sa në Kuran. Kurani ka thënë se do t’i tregojë argumentet. Ja pra Libri i Zotit, ja argumentet! Edhe atë në kontekst të çështjeve të rëndësishme, siç janë fillimi dhe fundi i gjithësisë. A nuk mjafton kjo për ata të cilët sinqerisht kërkojnë argument?
Njeriu kur është i robëruar me kohën në të cilën jeton, nga perspektiva e tij shikon në gjithësi, ai mund të paramendojë se si të gjitha që i sheh janë statike e me strukturë të pandryshueshme. Të thuhet se do të vijë fundi i botës e i gjithësisë, ka qenë një pohim i jashtëzakonshëm në kohën kur ka jetuar Pejgamberi. Njerëzit e asaj kohe të cilët nuk e kanë ditur se Toka është trup që lëviz nëpër gjithësi, nuk kanë besuar se do të vijë fundi i Tokës e cila nën këmbët e tyre dukej krejtësisht e sigurtë dhe se e kundërshtuan këtë pohim.
Posaçërisht të thuhet se përveç Tokës do të zhduket e tërë gjithësia, do të dilte qesharake për dikë që nuk beson në librin e Allahut, për atë që nuk mund të kuptojë se Allahu i Lartësuar është i aftë ta bëjë atë. Dy ajetet që i cituam në hyrje të këtij kapitulli, flasin për kundërshtimet në kohën e Pejgamberit ndaj fjalëve se do të vijë fundi i Tokës dhe i gjithësisë.
Me shtimin e diturisë në lidhje me gjithësinë, sot pa dyshim në saktësinë e saj pranohet pohimi i Kuranit rreth fundit të gjithësisë dhe Tokës. Askush më nuk mund të pohojë se si nuk do të vijë deri te fundi i botës. Nëse asgjë tjetër, plotësisht është e sigurt se fundi i botës do të vijë kur Dielli do ta harxhojë energjinë e saj. Plotësisht është e sigurt se do të vijë edhe fundi i gjithësisë.
Mirëpo, diskutabile është mënyra e përfundimit të saj. (Në kapitullin e ardhshëm, duke u thirrur në ajetet e Kuranit, do ta shqyrtojmë mënyrën se si do të ndodhë fundi i gjithësisë).
Ligjet e zbuluara termodinamike tregojnë në faktin se gjithësia e ka kohëzgjatjen e tij, gjegjësisht se do të ndodhë kiameti. Duke u thirrur në ligjin e dytë të termodinamikës, fizikani gjerman Hermann Von Helmholtz në vitin 1856 ka argumentuar se gjithësisë i paraprinë vdekja.
Thënë më thjeshtë, ligji i dytë i termodinamikës tregon se temperatura lëviz prej nxehtësisë drejt të ftohtit. Ky proces pandërprerë ndodhë rreth nesh; derisa e lëmë çajin të ftohet ose kur e fikim furrën, pason procesi i ftohjes së saj e të ngjashme.
Helmholtz e kishte siguruar pranimin e punimeve të Rudolf Clausiusit dhe Lord Kelvinit për entropinë – për madhësinë shumë të rëndësishme termodinamike e cila e matë degradimin e energjisë së brendshme të sistemit në aspektin që ajo energji më nuk mund të përdoret për ndonjë punë të dobishme.
Entropia e përgjithshme në gjithësi është në rritje të përhershme. Këtë mund ta vërejmë edhe në shembullin e Diellit e cila e nxehë planetin tonë. Nxehtësia e Diellit qarkullon drejt ftohjes së gjithësisë dhe ky proces nuk mund të zhvillohet në drejtim të kundërt.

LIGJET E TERMODINAMIKËS NGA ASPEKTI I FESË DHE FILOZOFISË

A do të zgjasë ky proces përgjithmonë? Përgjigja është jo. Temperatura kur të bëhet konstante, pason gjendja statike që quhet baraspesha termodinamike. Qarkullimi i nxehtësisë nga Dielli dhe prej yjeve tjera të shumta mund të zgjasë me miliarda vite, mirëpo ajo energji nuk është e pashtershme. Pas një kohe të caktuar, sipas ligjeve termodinamike, detyrimisht duhet të vijë deri te ndërprerja i lëvizjeve në gjithësi. Këtu duhet të përmendet fakti se entropia sa më e madhe që të jetë, sistemi është më pak i aftë për të punuar. Lidhur me këtë, entropia mund të komentohet edhe si masë e çrregullimit të përbërjes: sa më e madhe të jetë entropia, më i madh është çrregullimi (kaosi). Nëse gjithësia konsiderohet si përbërje e mbyllur, atëherë entropia shtohet dhe zvogëlohet energjia, gjegjësisht aftësia për kryerjen e punës (e ashtuquajtura vdekja e ngrohtë e gjithësisë). Këto ligje na udhëzojnë në dy fakte:
1. në ekzistimin e fillimit të gjithësisë,
2. në ekzistimin e fundit të gjithësisë.
Të gjitha fenë monoteiste, gjatë historisë së gjatë të njerëzimit kanë përfaqësuar këto dy pohime.
Duke i mbrojtur këto dy pohime, Kurani jep lajmërime të çuditshme edhe për çështjen e fillimit të gjithësisë, por edhe për çështjen e fundit të saj. (Tregimet në lidhje me fillimin e gjithësisë i kemi parë në 3 kapitujt e parë të librit)
Materialistët të cilën në materie e shohin zotin e tyre, përfaqësojnë mendimin se materia nuk ka fillim dhe se nuk shkatërrohet kurrë, gjegjësisht se nuk ka fund dhe se do të ekzistojë përgjithmonë. Pra, ata e kanë mohuar fillimin që çon te ideja e krijimit, por gjithashtu edhe fundin e botës, si komentim fetar i fundit të materies. (Në dy ajetet e cituar, vërehen rezistenca dhe mohimet nga periudha e Pejgamberit Muhamed sal-lallahu alejhi ue sel-lem) Me përparimin e astrofizikës, kur u vërtetua se materia, gjegjësisht gjithësia e ka fillimin dhe fundin e saj kohore, kishte ateistë të cilët idetë e tyre materialiste janë përpjekur që t’ia përshtatin këtij fakti shkencor, por mbetet e shënuar se para vërtetimit shkencor të faktit të fillimit dhe fundit të gjithësisë, ateistët në mënyrë kategorike e kanë mohuar këtë pohim.
Prapë, përkundër të gjitha njohurive të pakontestueshme deri te të cilat ka ardhur shkenca sot, shumë ateistë ende përpiqen që ta mohojnë fillimin dhe fundin kohor të gjithësisë.
Ligjet e termodinamikës e vërtetojnë qëndrimin e feve monoteiste se gjithësia është vepër e Krijuesit, se ekziston fillimi dhe fundi i gjithësisë, ndërsa logjikisht sipas kësaj, i mohojnë qëndrimet dhe pohimet e kundërta.
Këto ligje nga aspekti shkencor e vërtetojnë tezë e tre religjioneve të mëdha lidhur me këtë temë shumë të rëndësishme. Sikur gjithësia të ekzistonte përgjithmonë, atëherë sipas ligjeve termodinamike, në kohën e pakufishme do të ndaleshin të gjitha lëvizjet në gjithësi.
Ekzistimi i lëvizjeve në gjithësi është argument se gjithësia nuk është përgjithmonë, pra se ajo e ka fillimin e saj. Dhe pasi që ekziston lëvizja në gjithësi dhe se gjithësia e ka fillimin e saj, atëherë nëse për asgjë tjetër, fundi i botës do të duhet të ndodhë për shkak të ligjeve të termodinamikës. Mirëpo, është e qartë se për fundin e botës nuk do të duhet të presim në pasojat e ligjeve të termodinamikës. (Kësaj çështje prapë do t’i kthehemi në kapitullin e 69).

Leave a Comment