Sunday 14 July 2019

ARGUMENTET QË JETOJNË ME NE

This post is also available in: English, Arabic, Bosnian, Turkish

Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjfton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
41-Sureja Fussilet 53
Ajo që ne e përkthejmë si “uni” në arabisht quhet “nefs”. Në shqip këtë fjalë e përkthejmë edhe si “shpirt”. Kjo fjalë përdoret shumë në Kuran dhe ka për qëllim atë që është jashtë qenies sonë materiale por që është mishëruar me të dhe përbën esencën e qenies tonë. Kurani Famëlartë thotë se kur do të vdesim do të na merret nefsi. Kurani e prezanton nefsin si vetëdije, si esencë e qenies tonë. Ashtu që kur jemi në gjumë nefsi nuk është në qenien tonë materiale. (Shiko 39- Kaptina Zumer 42) Në të kundërtën nefsi është i mishëruar me ne dhe ajo është vetëdija jonë që na bën të veprojmë mirë apo keq. Ngase në ktë libër nuk kemi hapësirë të i përshijmë në mënyrë detale keto tema nuk do të hyjmë me thellë. Më vonë mendojmë të paraqesim si me nefsi e bën të qartë se si 99% të atomeve që janë pa vetëdije të bëjnë lëvizje të vetëdijshme.
Në këtë kaptinë do të theksojmë argumentet që i gjejmë tek nefsi. Kurani me shprehjen “horizonte” ashtu siç përmend argumentet e qenieve në botën e jashtme thekson edhe argumentet e nefsit duke e ndarë atë nga objektet materiale që i shohim. Ajo që në filozofi shprehet si argument ontologjik, si dituri që vjen nga mendja e jo nga shqisat është shembull e asaj që Kurani Famëlartë e potencon si nefs. Më herët theksuam se do të ishte e pamundur zhvillimi i shkencave si fizika, kimia biologjia etj pa mrekullitë e shprehura më parë si teleskopi, sateliti mikroskopi etj. Në këtë kaptinë e hulumtojmë kulturën e filozofisë e cila është e mundur mbi themele të shëndosha të menduarit. Farefisnia e Pejgamberit tonë merreshin me tregti dhe blegtori. Pejgamberi a.s. nuk pati qasje as në akademinë e Platonit e as në shkollën Karteziane. Andaj është me rëndësi të i vihet re argumenteve që linden nga uni jonë jashtë argumenteve të botës së jashtme.

ARGUMENTI ONTOLOGJIK

Mesazhi kryesor tek gjitha fetë e dërguara është se Allahu xh.sh. është qenie e përkryer. Në këtë bidemi kur hulumtojmë krijesat e Tij. Në argumentin ontologjik kjo arrihet jo nga hulumtimet në botën e jashtme por nga ideja e përkryerjes në botën tonë shpirtërore. Në historinë filozofisë shembuj e parë ontologjik i rastisim në shkrimet e Ibn Sinasë dhe Farabiut. Farabiu argumentin ontologjik e hulumton duke e krahasuar me botën jashtme. Nga kjo qenia e zotit bëhet e domosdoshme. Po që se vetëm për një çast e mohon Zotin bie në konflikt me mendjen. Të gjitha krijesat janë qenie të mundshme, sikur se qenia e tyre mund të mendohet edhe mosqenia e tyre. Qeniet e mundshme nëse nuk gjejnë fund në qenien e domosdoshme çojnë në konflikt me mendjen.
Ngase Farabiu përzien argumentin ontologjik me atë kosmologjike shumica e dijetarëve mendojnë se Ibni Sinai shtë ai që seriozisht bëri qasje në argumentin ontologjik.
Shumë nga pohimet e dijetarëve të perëndimit si Anselm dhe Descat janë identike me ata të Ibni Sinasë. Përskaj çdo gjëje ky argument lidhet më shumë me Descartes’in. Për të mos gabuar fillon filozofinë duke harruar çdo dituri që ka ditur. Pas pohimit “Mendoj andaj ekzistoj” pranon se uni ësht i krijuar asisoj sa nuk mund të refuzohet si dhe të menduarit nuk mund të pengohet. (Descartesi këtu përmend unin ashtu siç është përmendur në Kuran. Ai nuk shpreh unin e trupit material). Më vonë kupton se të dish është më e mrekullueshme se sa të dyshosh, dhe në këtë mënyrë shpjegon se si kjo ide e dërgon atë tek e mrekullueshmja : “Prej tani më nuk do të dyshoj, duke menduar rreth qenies sime të mrekullueshme (sepse e shihja se të dish ishte mrekulli më e madhe se sa të dyshosh) dhe vendosja ime të studioj atë se nga e mësoj të menduarit për diçka që është më e mrekullueshme e kuptova shumë mirë se me të vërtetë duhet të mësoj këtë nga një qenie më e mrekullueshme. Nuk kisha problem për shembull kur ishin në pyetje mendimet rreth qiellit, tokës, dritës, ngrohjes dhe mijëra gjëra tjera dhe prejardhjen e tyre. Ngase nuk shihja diçka që i bënte më të vlefshme se unë dhe thjeshtë besoja se përderisa janë të vërteta i kam vënë në ekzistencë nga asgjëja, donë të thotë nga mungesa që është ndjerë për momentin e dhënë. Mirëpo kjo nuk ishte e njëjtë kur ishte në fjalë ideja për qenien më të mrekullueshme se vetvetja. Ngase ishte e pamundur të vësh atë në pah nga asgjëja. Pastaj nuk mund të dilte edhe nga unë për shkak të faktit se më e mrekullueshmja nuk mund të del nga më pak e mrekullueshmja si dhe të jetë e varur nga ajo. Kështu që më mbeti probabiliteti që kjo ide më është dhuruar meje nga Allahu ose nga ai që është më i mrekullueshëm se unë dhe që i posedon të gjitha mrekullitë.”
Descartesi e gjen Allahun duke i hulumtuar argumentet në nefesin e tij. Descartesi këtë dituri të unit të tij e krahason me vulosjen e markës së një vepre nga ana e pronarit. “ Kjo ide nuk rezulton nga të menduarit tim. Kjo gjë as nuk mund të shtohet e as të lihet e a mangët. Andaj nuk më mbetet sgjë vetëm se të pohoj se ajo ide ka lindur bashkë me krijimin tim. Në realitet, kjo ide e Allahut është e vulosur tek unë njëlloj siç e vulos pronari veprën e tij.”
Edhe Spinoza e pranon Allahun si një perlë të domosdoshme dhe potencon se mungesa e tij do të çon në konflikte në logjikë. Lebniz’i në anën tjetër duke shtuar në pohimet e Descartes’it bën formulimin e argumentit ontologjik duke i përngjarë Ibni Sinasë.

KATEGORITË E KOHËS DHE VENDIT SIPAS KANTIT

Kurani thotë se kemi argumente tek vetja jonë. Deri më tani i hulumtuam studimet e Farabiut dhe Descartit në lidhje me atë se që nga lindja është prezentë tek ne ideja e ekzistencës së Allahut. Sipas mendimit tim ajeti që tregon se në veten tonë ka argumente idenë e ekzistencës së Zotit e shtrinë në spektër më të gjerë.. Ku ajet përfshinë të gjitha karakteristikat e inteligjencës sonë. Ajo që e bën Kantin Kant është zbulimi i tij i paparë që pohon se janë shqisat tona që janë me ne para se të përzihemi me botën në kohë dhe vend. Argument për këtë është foshnja e cila nuk ka dijeni për distancat e megjithatë largohet nga ajo që nuk e pëlqen dhe i afrohet asaj që e pëlqen. Andaj, njeriu apriori i din me shqisat e gatshme nga lindja këto gjëra që janë jashtë tij, afër tij dhe në vend tjetër. Donë të thotë para kontaktit me botën e jashtme koncepti i vendit është i vendosur tek ne. E njëjta gjë ka të bëjë edhe me kohën. Për çdo perceptim fëmija ndjen të mëparshmen dhe atë që pason. Po të mos ishin këto shqisa do të përziheshin të gjitha perceptimet dhe nuk do të mund të i kuptonim nga shkaku se janë të pa renditura dhe nuk janë të sistematizuara. Nuk do të hyjmë në argumentet tjera që tregojnë se koncepti i kohës dhe vendit janë të lindura me ne për shkak se zgjatet tema në fjalë.
Kanti i përdori këto karakteristika që janë të lindurave ne duke hulumtuar kontaktin tonë me botën e jashtme.. Nuk pohoi se këto janë argumente që tregojnë ekzistencën e Allahut. Ky zbulim i Kantit është në argument se këto karakteristika që janë të lindura me ne janë në përputhshmëri me botën e jashtme. Ne kemi vetën unë dhe jetojmë vetëm në një vend. Vendin ku jetojmë mund përngjajmë me një derë komplekse. Çelësi i vetëm për këtë derë janë kategoritë e kohës dhe vendit që janë të lindura me ne. E futim unin tonë kompleks në këtë derë komplekse dhe ajo çelet. A mund të thuhet se ky çelës doli në pah nga rastësia? Shumë është e qartë tani se ai që krijoi gjithësinë , kohën dhe vendin e krijoi edhe unin e njeriut me gjitha karakteristikat e nevojshme.
Në kaptinën e mëparshme e pamë se aftësia për të mësuar gjuhën ishte gjithashtu apriori nga lindja e gatshme e vendosur tek ne. Kjo së bashku me kategorinë e kohës dhe vendit janë argumente se Ai na krijoi në mënyrën më të mrekullueshme. Që të jemi të përshtatshëm me botën e jashtme na ka krijuar me gjitha aftësitë materiale dhe shpirtërore. Siç e shohim Siç shihet shqisat që janë apriori me ne që nga lindja nuk na hutojnë fare. Kanti e bëri eksperimentin dhe tregoj përputhshmërinë e këtij pohimi. Kjo tregon se shqisat apriori eksperimentohen në fushën e eksperimenteve. Duke u nisur nga kjo mund të fitojmë besimin që të i çojmë jashtë fushës së eksperimentit. Për shembull njëjtë sikur se Ibni Sinaja dhe Descartes’i mund të pranojmë idenë e ekzistencës së Allahut xh.sh si një argument.
Kanti do të habitej shumë po të dëgjonte se bën pjesë kur bëhet fjalë për pohimet e Kuranit famëlartë n lidhje me shpjegimet e shqisave apriori të kategorive të kohës dhe vendit duke theksuar se tek uni i njeriut ka argumente. Sipas neve del në pah se pohimet e Kantit se ekzistenca e moralit është lidhur ngushtë me besimin në Allahun Fuqiplotë dhe botën e ardhshme çojnë në rezultate nga dituritë apriori që i posedon njeriu. Kanti thotë se që të praktikohen principet e moralit besimi tek Allahu dhe bota e ardhshme janë të pa evitueshme. Kanti nuk e e vlerësoi këtë si rrjedhojë e karakteristikave apriori që i posedojmë, por e pa atë si refleks i të menduarit praktik. Mirëpo, është aftësia që e posedojmë apriori që nga krijimi që e çoj mendjen e aftë në këto rezultate. Donë të thotë, që kur ne besojmë nevojën e e moralit për shkak të karakteristikave apriori e kemi të patjetërsueshme të besojmë Allahun dhe botën tjetër. Për më shumë, Kanti nga eksperienca e tij pohon se morali është një maksimë në jetën e njeriut për shkak të karakteristikave apriori që vijnë nga lindja. Edhe këtë temë e ndërpresim për ta elaboruar më vonë. Shkurtimisht: Do të ketë problem të shumta ai që lufton apriori!
Ato që janë të koduara me krijimin tonë
30. Përqënrohu në vetëvetën tënde sinqerisht në fenë, ilrguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.
30-Sureja Rum 30

Dituritë që janë të koduara tek ne me lindje edhe janë në përputhshmëri me fenë tonë edhe gjithashtu e tregojnë krijimin mrekullueshëm të Tij. Shprehja “fatara” në versetin Kuranor që e përkthejmë si “dhunti nga krijimi” e që shpreh krijimin e parë është infinitivi i foljes dhe shpreh stilin e krijimit të parë dhe karakteristikat e dhuruara në fillimin e krijimit tonë. Do të kuptohej më lehtë po që se e mendojmë ajetin e cituar në fillim të kësaj kaptine si “ përputhshmëri me krijimin”. Shpprehjet e Descartesit si “ide nga lindja dhe ide që vijnë me lindjen” për shumicën janë të pakapshme. Për të kuptuar këtë ide të Descartesit duhet patur një koncentrik të madh. Shprehja “Ide nga lindja” gjithsesi shpreh përshtatshmërinë me krijimin por për të u kuptuar më lehtë nga masat e gjëra kur merret kjo në dorë si krijimi dhe përshtatshmëria e saj me atë që thuhet nga feja.
Shumë nga ne kërkojmë përgjigje për pyetjet si “Nga erdhëm?”, “Pse ekzistoj?”, “Ku shkoj?”. Po që se jemi më të kujdesshëm do të shohim se këto pyetje i pyesim për arsye se jemi të programuar asisoj që të i parashtrojmë këto pyetje. Shumë njerëz nuk i pyesin këto pyetje. Ikin nga parashtrimi i pyetjeve, mundohen që mos ti mendojnë për këto gjëra dhe i shtypin këto karakteristika që vijnë nga lindja. Allahu na ka krijuar asisoj që të i besojmë fesë kjo donë të thotë se do të dërgon një fe. Për arsye se asnjë sistem tjetër nuk mund të u përgjigjet pyetjeve të lartë përmendura. Andaj argumenti i nevojës së një feje është fshehur në atë se ne jemi të krijuar asisoj të i besojmë fesë.
Allahu që na ka krijuar etjen e ka krijuar edhe mundësinë për të gjetur ujë dhe e ka krijuar ujin vetë. Allahu që ka krijuar urinë ka krijuar edhe haje të panumërta. Po që se veni re etja dhe uria janë ndryshe nga qenia e ujit dhe hajeve në botën e jashtme. Shpirti në vend të ujit , ose atomeve të hidrogjenit dhe oksigjenit mund të dëshironte një molekulë që nuk gjendet fare në këtë botë ose ndonjë tjetër të panevojshme apo të dëmshme. Por jo! Trupi jonë e dëshironn atë që është e nevojshme e që është e koduar që nga lindja jonë. Nevoja për të ekzistuar deri në pafundësi është nevojë më e madhe se uji dhe haja. Vazhdueshmëria e jetës është më lartë se çdo dëshirë dhe pasion. Allahu na ka krijuar që nga fillimi me nevojë për Ahiret. Po të mos donë të Allahu të jep, nuk e jepte dëshirën. Kjo dëshirë që është dhënë që nga lindja është argument për ekzistimin e Ahiretit.
Siç shihet argumentet e ekzistimit të Allahut, fesë, ahiretit janë të koduara që nga lindja jonë. Leti japim pak vëmendje fundit të ajetit 30 në kaptinën Rum “ kjo është fe e drejtë dhe që nuk vjetërsohet”. Për arsye se këto argumente janë prezentë qysh nga njeriu i parë . Ai që ia arrin të i lexon këto argumente e beson Allahun, fenë e tij dhe ahiretin. Gjithashtu fjalia e fundit e ajetit është me kuptim të madh. “Shumica e njerëzve nuk e dinë këtë” Me të vërtetë shumë njerëz nuk vlerësojnë dhe në një mënyrë e refuzojnë vetveten duke mos përfillur argumentet që janë me të që nga lindja e tij.

Leave a Comment