Tuesday 22 October 2019

ADEMI DHE ISA

This post is also available in: English, German, Turkish

Në ajetin 59 të sures Ali Imran, bëhet krahasimi në mes Ademit a.s. dhe Isasë a.s.. Krahasim të njëjtë Kurani nuk e bën për asnjë pejgamber tjetër. Mirëpo, sa herë përmenden në Kuran emrat e këtyre pejgamberëve? Plotësisht në numër të njëjtë: të dytë nga 25 herë! Ajeti në të cilin është bërë krahasimi në mes këtyre dy pejgamberëve është ky:
“Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.” (Ali Imran, 59)
Fjala Numri i përmendjes në Kuran
Ademi a.s. 25
Isa a.s. 25

Për shkak se ka lindur pa baba, Isanë a.s. disa njerëz e shpallën si djalë të Zotit. Ndërsa të tjerët, duke harruar se Zoti është i gjithëfuqishëm, hulumtojnë se si ka mundësi që Isa a.s. të lind pa baba.
Sa i përket Allahut të Lartësuar, Ai e sjell si shembull Ademin a.s. të cilin e ka krijuar pa baba dhe pa nënë, rastin e tij e krahason me Isanë a.s. dhe nga ky aspekt tregon se nuk është logjike dhe është humbje që për shkak të kësaj cilësie, Isa a.s. të shpallet për hyjni.
Duke e theksuar këtë ngjashmëri mes Ademit a.s. dhe Isasë a.s., Allahu i Lartësuar këtë e ka vërtetuar edhe me fenomenin matematikor dhe emrat e të dy pejgamberëve për të cilët është fjala, në Kuran i ka përmendur në numër të njëjtë: nga 25 herë. Fenomeni matematikor nuk është i kufizuar vetëm në këtë. Së pari ta analizojmë tabelën:
Rendi duke numëruar prej fillimit ADEMI A.S. ISA A.S. Rendi duke numëruar prej fundit
Surja nr: Ajeti nr: Surja nr: Ajeti nr:
1 2 31 2 87 25
2 2 33 2 136 24
3 2 34 2 253 23
4 2 35 3 45 22
5 2 37 3 52 21
6 3 33 3 55 20
7 3 59 3 59 19
8 5 27 3 84 18
9 7 11 4 157 17
10 7 19 4 163 16
11 7 26 4 171 15
12 7 27 5 46 14
13 7 31 5 78 13
14 7 35 5 110 12
15 7 172 5 112 11
16 17 61 5 114 10
17 17 70 5 116 9
18 18 50 6 85 8
19 19 58 19 34 7

20 20 110 33 7 6
21 20 116 42 13 5
22 20 117 43 63 4
23 20 120 57 27 3
24 20 121 61 6 2
25 36 60 61 14 1

Numri i ajeteve: Numri rendor:
34 1
35 2
36 3
37 4
38 5
39 6
40 7
41 8
42 9
43 10
44 11
45 12
46 13
47 14
48 15
49 16
50 17
51 18
52 19
53 20
54 21
55 22
56 23
57 24
58 25

Ajeti që e tregon lidhjen ndërmjet Isait dhe Ademit a.s., është ajeti 59 i sures Ali Imran. Ky është ajeti i vetëm në të cilin në të njëjtën kohë përmenden emrat e të dy pejgamberëve. Po ashtu, ky ajet është ajeti në të cilin prej fillimit të Kuranit, për të shtatën herë janë përmendur emrat e të dy pejgamberëve. Në të njëjtën kohë, nëse numërojmë prej fundit të Kuranit, ky ajet është përsëritja e nëntëmbëdhjetë e të dy emrave. (Gjithashtu, ky është një prej shembujve të ndërhyrjes së fenomenin 19 dhe e fenomenit matematikor në harmoninë e fjalëve).
Në të njëjtën kohë, përmendja e nëntëmbëdhjetë e të dy emrave, në mënyrë shumë interesante ndodh në suren Merjem që është surja e 19 e Kuranit. Të dy emrat në suren Merjem përmenden nga një herë dhe kjo është përmendja e nëntëmbëdhjetë e të dy emrave.
Po ashtu, është interesant edhe numri i ajeteve ndërmjet 19 përmendjeve të këtyre emrave në suren Merjem. Në të vërtetë, emri “Isa” në suren Merjem përmendet në ajetin 34, ndërsa emri “Adem” në ajetin 58 të sures Merjem. Nëse fillojmë të numërojmë prej ajetit 34, atëherë ajeti 58 është ajeti i 25 sipas renditjes. Ndërsa numri 25, siç thamë më parë, është numri i përsëritjes së emrave Isa dhe Adem a.s. në Kuran.
Dëshirojmë të theksojmë edhe një detaj interesant. Në këtë sure (Merjem) në ajetin në të cilin përmendet Isa a.s., përmendet edhe emri i Merjemes. Numri i këtij ajeti është 34. Çka mendoni, sa herë është përmendur emri Merjem në Kuran? Saktë 34 herë. Ajeti thotë kështu:
“Ky është Isai, i biri i Merjemes. Kjo është fjala e vërtetë, për të cilën ata dyshojnë dhe diskutojnë.” (Merjem, 34)
“Vallë, a nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet atyre? Me të vërtetë që në të ka mëshirë dhe këshillë për njerëzit që besojnë.” (El-Ankebut, 51)

Leave a Comment